Analiza

Samsung gjobitet për dëmtim të imazhit të HTC-së

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Samsung gjobitet për dëmtim të imazhit të HTC-së

GERMANY-ELECTRONICS-ENTERTAINMENT-LIFESTYLE-IT-FAIR-IFA-SAMSUNGSamsung është dënuar me 340 mijë dollarë në Tajvan, pasi ka shkelur rregullat e tregtisë së drejtë duke përdorur një fushatë në internet që lavdëronte pajisjet e veta, ndërsa i “përqeshte” ato të kundërshtarit HTC.

Associated Press raporton që Komisioni për Tregti të Drejtë në Tajvan ka dënuar Samsung-un për “përgojimin e reputacionit” të prodhuesit të smartfonëve nga ky shtet, HTC.

Focus Taiwan raporton që Samsung-u në thelb është marrë me maskim me qëllim të keq për të përulur HTC-në, teksa fushata përbëhej nga postimet në internet nga konsumatorët e kënaqur që lavdëronin Samsung-un dhe nënçmonin HTC-në.

Nuk është hera e parë që Samsung-u është dënuar këtë vit në Tajvan. Më herët këtë vit, ndërmarrja koreane u “qëllua” me një dënim për reklamim dhe keq-udhëzim të konsumatorëve për funksionet e kamerës në pajisjen e vet Galaxy Y DUos GT-S602.

Në muajin gusht, Samsung-u u ngatërrua në disa oferta të dyshuara për të cilat kjo ndërmarrje paguante zhvilluesit për ta promovuar atë në fshehtësi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një aplikacioni i rreme përditësimesh për telefonët Samsung është shkarkuar 10 milionë herë

Lajmet e fundit>