Harduer

Samsung hap programin e testimit të Android 12 për Galaxy S21

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2021
Google lançoi versionin final beta të Android 12 javën e kaluar ndërsa debutimi zyrtar pritet më 4 Tetor. Samsung hap programin e testimit të Android 12 për Galaxy S21

Samsung lançoi ditën e sotme testimin publik të One UI 4 ose e thënë ndryshe versionit të Android 12 nga Samsung.

Aktualisht vetëm përdoruesit në SHBA mund të regjistrohen në programin beta përmes aplikacionit Samsung Members dhe duhet të kenë një Galaxy S21.

Kur të bëhet i disponueshëm drejt fundit të vitit, One UI 4 është versioni i parë i ndërfaqes së Samsung bazuar në Android 12.

Google lançoi versionin final beta të Android 12 javën e kaluar ndërsa debutimi zyrtar pritet më 4 Tetor.

Samsung tha se One UI 4 vjen me disa ndryshime thelbësore kryesisht në pamje. Përdoruesit do të mund të përshtatin ekranin home, njoftimet dhe sfondet. Gjithashtu përmban widgets të ridizajnuar dhe emoji të reja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtyhen planet e Komisionit Evropian për një taksë dixhitale