Biznes

Samsung humbet pozicionin si prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2020
0
Prodhuesi Kinez shiti 55.8 milionë pajisje, 5% më pak se një vit më parë. Samsung në vendin e dytë shiti 53.7 milionë, një rënie me 30% krahasuar me një vit më parë. Samsung humbet pozicionin si prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë

Huawei u bë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve në tre mujorin e dytë të 2020-ës sipas një raporti nga Canalys.

Pjesa më e madhe e shitjeve erdhi nga Kina ndërsa biznesi ndërkombëtar vuan për shkak të sanksioneve Amerikane.

Prodhuesi Kinez shiti 55.8 milionë pajisje, 5% më pak se një vit më parë. Samsung në vendin e dytë shiti 53.7 milionë, një rënie me 30% krahasuar me një vit më parë.

Është hera e parë që Huawei ka zënë vendin e parë përgjatë një tre mujori, një ambicie që e ka prej vitesh.

Por analistët dyshojnë se ka për të zgjatur duke qenë se Huawei në tregjet ndërkombëtare nuk shet dot smartfonë që konsumatorët kanë për ti blerë. 70% të smartfonëve Huawei i shiti në Kinë.

Në Evropë që ka qenë rajoni kryesor i Huawei jashtë Kinës, pjesa e tregut ra në 16% krahasuar me 22% që kishte një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung poston të ardhura rekord nga biznesi mobil