Harduer

Samsung i përgjigjet raportimeve të Galaxy Fold

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Prill 2019
0
Sytë e të gjithëve janë padyshim tek teknologjia inovative e palosjes së ekranit ndërsa kompania nuk ka në plan të ndryshojë datën e debutimit 26 Prill të Galaxy Fold. Samsung i përgjigjet raportimeve të Galaxy Fold

Edhe pas një testim të fortë qëndrueshmërie, raportime të ditës së djeshme flisnin për një Galaxy Fold jo aq rezistent sa na është treguar.

Sipas tyre ekrani i telefonit tablet ishte thyer me vetëm dy ditë përdorimi. Samsung reagoi menjëherë duke thënë se do të inspektojë këto njësi për të mësuar më shumë rreth shkakut.

Sytë e të gjithëve janë padyshim tek teknologjia inovative e palosjes së ekranit ndërsa kompania nuk ka në plan të ndryshojë datën e debutimit 26 Prill të Galaxy Fold.

Samsung:

“Një numër i kufizuar Galaxy Fold janë ofruar për mediat për ti analizuar për audiencat e tyre. Ne kemi marrë disa raportime për ekranin kryesor të tyre. Ne do të inspektojmë këto njësi në detaje për të mësuar rreth shkakut të dëmtimit.

Gjithashtu disa prej analistëve shpreheshin se kanë hequr shtresën mbi ekran duke i shkaktuar dëm. Ekrani kryesorë ka një shtresë mbrojtëse e cila është pjesë e strukturës së ekranit dizajnuar për ta mbrojtur nga gërvishtje të paqëllimshme. Heqja e saj mund të shkaktojë dëmtim të ekranit.”

Me një çmim prej 1,980 dollarësh, shqetësimet se ky produkt mund të rezultojë dështim kanë zënë industrinë në befasi. Samsung nga ana tjetër po lutet që të mos përsëritet skenari i Galaxy Note 7. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Së bashku me Note 9, Samsung do të prezantojë një karikues wireless 2n1

Lajmet e fundit>