Harduer

Samsung: iPad 2 do të jetë i vështirë për tu arritur

Publikuar , 04 Mars 2011
0
Samsung: iPad 2 do të jetë i vështirë për tu arritur

Megjithatë këto fjalë të respektit të përbashkët kursehen deri në momentet kur ka një fitues dhe një humbës të qartë. Samsung nuk priti. Kur Apple prezantoi produktin iPad 2 me datën 2 mars, Samsung pati diçka për të thënë rreth gjeneratës së radhës të tabletit të gjigantit Apple, dhe në thelb pranoi se kjo kompani ka vendosur sërish një nivel të ri në treg dhe se do të jetë vështirë për të konkurruar me të.

Zyrtarë të lartë pranë Samsung kanë thënë se dizajni i hollë dhe çmimi konkurrues, janë veçanërisht sfidues për ta. iPad 2, në rast se nuk e keni kuptuar deri tani, ka një trashësi prej 8.8 mm, që jo vetëm se është më hollë sesa origjinali iPad, por gjithashtu më hollë se iPhone 4, që ka një trashësi prej 9.4 mm.

“Ne duhet të përmirësojmë pjesë që janë joadekuate” tha Lee Don-joo, zëvendës president ekzekutiv i divizionit mobil të Samsung për një agjencion të lajmeve në Kore. “Apple e ka bërë produktin e vet shumë të hollë”.

Samsung do të futet kundër iPad 2 me produktin e saj të radhës, që në fakt është modeli pasardhës i Galaxy Tab. Galaxy Tab 10.1 do të ketë një ekran 10.1 inç dhe do të fuqizohet nga Android Honeycomb. Veçori tjera të përfshira në të janë procesori me dy bërthama 1GHz Tegra 2, altoparlantë për sorround, HD incizim, kamera para dhe prapa, etj. Megjithatë ai do të jetë më i trashë dhe sipas të gjitha gjasave edhe më i shtrenjtë se iPad 2. Origjinali 7 inç ka kushtuar 899 dollarë pa kontratë dhe nëse Samsung dëshiron të konkurrojë në raundin e dytë, atëherë duhet të bëhet gati për të bërë ndryshime në raundin e tretë. Nëse jo, atëherë le të bëhet gati për raundin e tretë.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Njihuni me procesorët e rinj për telefonët e rangut të mesëm

Lajmet e fundit>