Harduer

Samsung jep lajmin e keq për besnikët e Galaxy Note

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Korrik 2021
Më 12 Gusht kur të mbajë evenimentin Unpacked nuk do të ketë një Galaxy Note 21. Samsung jep lajmin e keq për besnikët e Galaxy Note

Muajin Gusht është ajo periudhë e vitit kur besnikët e Samsung presin një flagship të ri, konkretisht një Galaxy Note të përditësuar me çdo gjë që e bën serinë Galaxy S një flagship.

Por këtë vit, ndryshe nga herët tjera, Samsung ka zgjedhur një rrugë tjetër. Më 12 Gusht kur të mbajë evenimentin Unpacked nuk do të ketë një Galaxy Note 21.

Një gjë të tillë e konfirmoi vetë kompania e cila tha se më 12 Gusht vetëm Z Fold 3 dhe Z Flip 2 do të debutojnë. Presidenti i Samsung dhe Shefi i Komunikimit Mobil TM Roh tha “Në vend që të lançojnë një Galaxy Note të ri, kësaj here do të zgjerojmë disponueshmërinë e e funksionaliteteve dhe veçorive që e bëjnë Note të veçantë edhe tek pajisjet e tjera Samsung Galaxy,” tha Ai.

Është deklarata e parë zyrtare e cila rrëzon çdo shpresë të besnikëve për një Note 21. Madje në këtë njoftim, TM Roh tha se lapsi S-Pen i Galaxy Note do të vijë tek Fold 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Z Fold 2 është disa herë i sigurtë nga dëmtimet sesa Galaxy Z Fold