Biznes

Samsung ka 50 milionë smartfonë të pa shitur në stok

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Qershor 2022
Një raport thotë se Samsung ka 50 milionë smartfonë të ngelur në stok. Samsung ka 50 milionë smartfonë të pa shitur në stok

Tregu global i smartfonëve pritet të shënojë një rënie ndërsa frika për një recension ekonomik botëror po shtohet.

Siç duket Samsung është ndër të parët që po ndien këtë krizë të re. Një raport thotë se Samsung ka 50 milionë smartfonë të ngelur në stok.

Këta telefonë nuk janë shitur dhe po qëndrojnë në stoqet e distributorëve të Samsung. Kompania kishte parashikuar 270 milionë smartfonë të shitur në 2022 dhe 50 milionë është afro 18% e saj.

Normalisht stoku i pa shitur i smartfonëve është rreth 10%. Është një tregues se Samsung po përballet me kërkesë më të ulët për smartfonë sesa kishte parashikuar. Edhe pse mund të mendoni se janë smartfonët me kosto të lartë ata që nuk janë shitur, e kundërta ka ndodhur edhe janë modelet e rangut të mesëm Galaxy A që kanë ngelur në stok.

Raportohet se kompania prodhonte mesatarisht 20 milionë smartfonë të rinj çdo muaj nga Janari në Shkurt të 2022. Në Maj ky kapacitet prodhimi u ul në 10 milionë njësi ndërsa po muajin e kaluar u raportua se Samsung do të shkurtojë prodhimin me 30%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung raporton fitime rekord

Tags >

samsung