Harduer

Samsung ka gënjyer konsumatorët për telefonët rezistentë ndaj ujit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Korrik 2019
0
Nuk është hera e parë që Samsung kritikohet. Në 2016-ën Consumer Reports tha se telefoni Galaxy S7 i cili shfaqet nëpër reklama nën ujë kishte dështuar në disa testime. Samsung ka gënjyer konsumatorët për telefonët rezistentë ndaj ujit

Autoritetet Australiane për Mbrojtjen e Konsumatorit paditën gjigantin Korean Samsung Electronics sepse ka gënjyer konsumatorët duke promovuar telefonë Galaxy të cilët mund të përdoren nën ujë.

Prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve mbase nuk e dinte apo nuk ka testuar mjaftueshëm ekspozimin e telefonëve në ujë të kripur edhe pse reklamat që Samsung ka publikuar tregojnë telefonët plotësisht nën ujë sipas autoriteteve.

Rasti është i pari nga një rregullator kaq i rëndësishëm dhe mund të rezultojë në gjoba multi milionë dollarëshe. Padia sillet rreth 300 reklamave të Samsung ku kompania tregonte telefonët Galaxy duke u përdorur në fund të pishinave apo në det.

Samsung tha se i qëndron reklamave dhe do të mbronte rastin. Gjigandi Korean i elektronikës ka shpenzuar pasuri të mëdha për të ndërtuar besimin e publikut tek telefonët premium pas dështimit të kushtueshëm të Galaxy Note 7 në 2016-ën.

Nuk është hera e parë që Samsung kritikohet. Në 2016-ën Consumer Reports tha se telefoni Galaxy S7 i cili shfaqet nëpër reklama nën ujë kishte dështuar në disa testime.

Kompania ja atribuoi një defekti prodhimi që prekte vetëm një numër të kufizuar telefonësh dhe që u rregulluar me shpejtësi.

Autoritetet Australiane thanë se Samsung shfaqte telefonët Galaxy duke u përdorur në situata ekstreme thjeshtë për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. Janë gjithësej 300 reklama me shkelje dhe çdo shkelje rrezikon një gjobë prej 7 milionë dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi do të ngjajnë këllëfët për telefonët me ekrane me palosje

Lajmet e fundit>