Biznes

Samsung ka shitur mbi 100 milionë pajisje Galaxy S

Publikuar , 15 Janar 2013
0
Samsung ka shitur mbi 100 milionë pajisje Galaxy S

Samsung Galaxy SKompania koreane ka lajmëruar se janë shitur mbi 100 milionë pajisje Galaxy S.

Kjo shifër është arritur në 2 vite e 7 muaj që prej lançimit të origjinalit Samsung Galaxy S në maj 2010.

Suksesin më të madh Samsung ia dedikon versionit më të fundit, Galaxy SIII, shitjet mesatare ditore të së cilit janë rreth 190 000 njësi.

Në total, kompania ka shitur mbi 40 milionë pajisje Galaxy SIII në 7 muaj. Paraardhësit të tij, Galaxy SII, iu deshën 20 muaj për ta arritur këtë shifër.

Nëse e krahasojmë me Apple, kjo e fundit ka shitur mbi 250 milionë iPhone, por duhet të marrim parasysh faktin se fillesat janë më të hershme, duke qenë se iPhone i parë u lançua në qershor 2007. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rritet numri i biznesve në Shqipëri që ofrojnë pagesa me kartë bankare

Lajmet e fundit>