Harduer

Samsung ka shitur më shumë telefonë në nëntë muajt e parë sesa ka shitur Huawei gjatë gjithë vitit

Dec 25 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse ishte një vit i shkëlqyer, kompania është ende larg Samsung i cili vijon të jetë lideri i tregut. Samsung ka shitur më shumë telefonë në nëntë muajt e parë sesa ka shitur Huawei gjatë gjithë vitit

Huawei zyrtarisht publikoi shifrat e shitjeve të smartfonëve përgjatë gjithë vitit dhe ato rezultuan impresionuese.

Kompania Kineze shiti 200 milion telefonë gjatë 2018-ës. Statistika është shumë më e madhe sesa 153 milion njësitë e shitura vitin e kaluar.

Këtu përfshihen edhe modelet me markën Honor dhe Nova. Modelet P20 Pro dhe Mate 20 Pro patën kërkesë të lartë ku i pari u shit në 16 milion njësi ndërsa i dyti në pesë milion njësi.

Honor 10 i rangut të mesën gjithashtu i prit mirë por Huawei nuk dha detaje për këtë të fundit.

Edhe pse ishte një vit i shkëlqyer, kompania është ende larg Samsung i cili vijon të jetë lideri i tregut. Në tre mujorin e tretë Samsung shiti 72.2 milion njësi.

Gjatë tre mujorit të dytë sipas IDC Samsung kishte shitur 73 milion njësi, ndërsa Huawei 54 milion duke parakaluar Apple me 41.3 milion iPhone të shitur.

Edhe në tre muajt e parë Samsung mundi dy rivalët me 78.2 milion njësi të shitura ndjekur nga Apple me 52.2 milion dhe Huawei me 39.3 milion.

Duke marrë në konsideratë këto të dhëna, Samsung mund të ketë shitur afro 223 milion telefonë vetëm në tre muajt e parë shumë më tepër sesa Huawei ka arritur gjatë gjithë vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Stafi i Apple tregon 8 gabime që bëjnë përdoruesit e iPhone

Lajmet e fundit>