Harduer

Samsung kërkon 2,000 dollarë për telefonin me ekran që paloset Galaxy Fold

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Telefoni i pritur prej vitesh nga Samsung tashmë ka një emër: Samsung Galaxy Fold. Kompania do të nxjerrë telefonin në shitje më 26 Prill Samsung kërkon 2,000 dollarë për telefonin me ekran që paloset Galaxy Fold

Për herë të parë Samsung zbuloi detajet e telefonit me ekran që paloset në Nëntor ndërsa sot në aktivitetin Unpacked kompania foli më në detaje.

Telefoni i pritur prej vitesh nga Samsung tashmë ka një emër: Samsung Galaxy Fold. Kompania do të nxjerrë telefonin në shitje më 26 Prill për çmim bazë prej 1,980 dollarë.

Do të ofrohet në dy versione: LTE dhe 5G. Telefoni do të shitet edhe në Evropë për 2,000 euro nga data 3 Maj.

Samsung ka përdorur ekranin Infinity Flex 7.3-inç i cili shndërron telefonin në një tablet që mund të mbani në xhep. Ekrani kryesor ka madhësi QXGA+ 4.6-inç 12:0 i cili përdoret për telefonin.

Galaxy Fold ka 512GB memorie të brendshme, procesor 7-nanometër Qualcomm me tetë bërthama dhe 12GB RAM. Madje Samsung ka ndërtuar dy bateri për telefonin të ndara në dy panelet por të kombinuar prej 4,380 mAh.

Boshti që mundëson palosjen e tableti në telefon ka marshe bllokim të fshehura në pjesën e pasme të telefonit. Po në këtë hapësirë gjendet sistem i trefishtë i kamerave që përdoret jo vetëm për telefonin por edhe tabletin. Sensorët janë 16/12/12-megapiksel me kënd super të gjerë, kënd të gjerë dhe telefoto respektivisht.

Kamera për selfiet ka madhësi prej 10-megapiksel. Samsung ka krijuar katër lloje ngjyrash për Galaxy Fold.

Sipas kompanisë telefoni-tablet mund të luajë tre aplikacione Android njëherazi. Aplikacionet si WhatsApp, Microsoft Office dhe YouTube janë përshtatur për modalitetet e ndryshme të ekranit. Samsung thotë se ka punuar nga afër me Google për tu siguruar se Android 9 Pie mbështet plotësisht teknologjinë.

Galaxy Fold

Samsung nuk është i vetmi prodhues që ka ndërtuar telefon me ekran që paloset. Xiaomi së fundi ka hedhur dritë mbi produktin e tij ndërsa Huawei dhe Lenovo pritet të zbulojnë dizajnet e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ju njohim me telefonin me ekran që paloset të Samsung

Lajmet e fundit>