Harduer

Samsung konfirmon aksidentalisht emrin e pasardhësit të Galaxy S10

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shkurt 2020
0
Spekulimet për ndryshmin e emrit të telefonit filluan që prej Dhjetorit se pasardhësi i Galaxy S10 nuk do të quhet S11 por S20. Samsung konfirmon aksidentalisht emrin e pasardhësit të Galaxy S10

Samsung postoi gabimisht një aksesor të flagshipit të ardhshëm në uebsajtin Gjerman i cili konfirmon emrin e telefonit të shumëpritur.

Ishte sajti Gjerman WinFuture i cili zbuloi kasën me material të fortë prej plastike e cila përshkruhet si aksesor për Galaxy S20.

Spekulimet për ndryshmin e emrit të telefonit filluan që prej Dhjetorit se pasardhësi i Galaxy S10 nuk do të quhet S11 por S20.

Në këto momente Samsung ka tërhequr informacionin nga uebsajti por tashmë ka konfirmuar emërtimin e ri.

Një tjetër foto është publikuar së fundi i modelit më premium të Galaxy S20 i cili do të ketë sensorin e avancuar të kamerës prej 108-megapiksel. Telefoni do të prezantohet më 11 Shkurt në aktivitetin Unpacked. Përveç tij përflitet edhe për një model Galaxy Z Flip me palosje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung zbulon telefonët që do të marrin tre vite përditësime