Harduer

Samsung konfirmon aksidentalisht linjën Galaxy Tab S8

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2022
Linja Galaxy Tab S8 do të dalë në shitje nga 25 shkurti në SHBA, Evropë dhe Kore. Samsung konfirmon aksidentalisht linjën Galaxy Tab S8

Pak orë përpara evenimentit të shumëpritur të ditës së nesërme Unpacked ku Samsung do të hedhë dritë mbi smartfonët më të fundit flagship Galaxy S, një njoftim për shtyp që i takon linjës Galaxy Tab S8 është zbuluar.

Samsung do të nxjerrë në shitje tre modele të linjës: 11-inç Galaxy Tab S8, 12.4-inç S8 Plus dhe 14.6-inç S8 Ultra. Ky i fundit vjen me rezolucion 2,960×1848 dhe një “notch” për të akomoduar kamerën ballore.

Dy modelet e tjera kanë rezolucionet 2,560×1,600 dhe 2,800×1752 respektivisht.

Disa prej teknologjive dhe funksionaliteteve të këtyre tabletët përmendim Wi-Fi 6E, karikimi i shpejtë 45-vat dhe lapsin e ri S Pen. Të tre modelet kanë kama të pasme 13-megapiksel kryesor dhe 6-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel kanë ballore.

Ndërkaq modeli ultra ka në kamër ballore të dytë prej 12-megapiksel. Linja Galaxy Tab S8 do të dalë në shitje nga 25 shkurti në SHBA, Evropë dhe Kore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Praktikat “grabitqare”, AKEP paralajmëron operatorët: Hiqni dorë ose mund të ndërhyjmë te çmimet me pakicë