Harduer

Samsung konfirmon ardhjen e Galaxy Note prej 8 inç

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Samsung konfirmon ardhjen e Galaxy Note prej 8 inç

Galaxy NoteNjë Samsung Galaxy Note prej 8 inç nuk ekziston më vetëm në televizionet e Apple. Një faqe koreane e lajmeve është duke raportuar që udhëheqësi i Samsung mobile, JK Shin, ka konfirmuar planet për të lëshuar një version të madhësisë së mesme të tabletit.

Plani i Samsung-ut për këtë lëshim duket të jetë për të mbuluar të gjitha bazat, me një varg të gjerë të smartfonëve dhe tabletëve që vijnë me forma, çmime dhe madhësi të ndryshme.

Një Galaxy Note prej 8 inç për të vazhduar trendin do të mund të dilte në Kongresin Botëror të Mobilerisë në shkurt.

Shin nuk përmendi ndonjë hollësi tjetër për Note-in e ri përveç madhësisë së ekranit, por thashethemet e mëhershme thonë që familja e pajisjeve “shkarravitëse” të Samsung-ut do të ketë një paraqitje prej 8 inçësh, 1,280×800 Super Clear LCD, një kamerë të pasme prej 5 megapiksellësh, një kamerë të përparme prej 1.3 megapiksellë, 2GB RAM dhe 16 deri 32 GB madhësi të brendshme me një vend për më tepër memorie.

Kjo pajisje përmban një bateri prej 4,600mAh. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple: App Store nuk është monopol

Lajmet e fundit>