Softuer

Samsung konfirmon, Galaxy S II do të përfitojë Ice Cream Sandwich

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Samsung konfirmon, Galaxy S II do të përfitojë Ice Cream Sandwich

Përditësimi sipas HD Blog, është konfirmuar nga Samsung Italy që ka paralajmëruar përmes ueb faqes së saj në Itali se jo vetëm që pronarët e Galaxy S II dhe Galaxy Note, por edhe pronarët e Galaxy Tab 10.1, Galaxy Tab 8.9, Galaxy Tab 7.7 dhe Galaxy Tab 7.0 Plus, gjithashtu do të pranojnë softuerin e ri në pajisjet e tyre.

Samsung, që shfrytëzon ndërfaqen e saj unike TouchWiz në pajisjet e saja, ka shtuar se këto pajisje që shfrytëzojnë këtë teknologji do të jenë në gjendje të punojnë me përditësimin e ri softuerik të Google. Duke pasur parasysh se ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me përditësimet që do të mund t’i shohin celularët e mençur të nivelit më të ulët, Samsung ende mund të jetë në faza të përcaktimit të asaj nëse pajisjet tjera do të mund të përballojnë versionin e ri të Android me veçori të shumta.

HTC gjithashtu ka konfirmuar se do të sjellë përditësimin për disa prej pajisjeve të saja, sërish duke shtuar se disa pajisje do të jenë në gjendje të përballojnë shumë mirë përditësimin dhe të punojnë për së mbari me ndërfaqen e tyre SENSE. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Facebook mbyll një tjetër aplikacion

Lajmet e fundit>