Harduer

Samsung konfirmon ndryshimet radikale në Galaxy S11

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Nëntor 2019
0
Samsung ka aplikuar pranë autoriteteve Kineze për regjistrimin e smartfonit duke zbuluar numrin e saktë të modelit, funksionet kyçe dhe shpejtësinë e karikimit. Samsung konfirmon ndryshimet radikale në Galaxy S11

Detajet e flagshipit të ardhshëm të Samsung dita ditës po publikohen të gjitha duke konfirmuar ndryshime të reja radikale. Vetë kompania ka konfirmuar smartfonin për herë të parë.

Samsung ka aplikuar pranë autoriteteve Kineze për regjistrimin e smartfonit duke zbuluar numrin e saktë të modelit, funksionet kyçe dhe shpejtësinë e karikimit.

Samsung konfirmon se Galaxy S11 do të vijë me teknologjinë 5G, një lëvizje e cila do të detyrojë të gjithë rivalët të bëjnë të njëjtën gjë përfshirë Apple.

Zbulimi i dytë është më pak pozitiv sepse Galaxy S11 do të ketë teknologjinë e karkimit të shpejtë 25W duke lëvizur përpara Galaxy S10 që është me 15W por pas Note 10 me 45W.

Samsung mendohet se do të ruajë teknologjionë 45W për modelin më të shtrenjtë Galaxy S11 Plus edhe pse rivalët si OnePlus, Honor dhe Huawei ofrojnë telefonë me karikim 40W+.

Por nga ana tjetër kompania po punon në një teknologji të re revolucionare të baterisë megjithatë nuk do të ofrohet tek Galaxy S11.

Së fundi Samsung do të sjellë një kamerë të re me emrin e koduar “Hubble” dhe ka fuqi ekstreme zmadhimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  I riu nga Kosova dënohet me burg për shpërndarjen e propagandës së ISIS në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>