Analiza

Samsung konfirmon një dështim të kamerës në një numër të kufizuar të Galaxy S5

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Samsung konfirmon një dështim të kamerës në një numër të kufizuar të Galaxy S5

IMG_8696.0_standard_640.0Kamera prej 16 megapiksellësh e Samsung Galaxy S5 është njëra nga gjërat më të mira që ndodhen në të, por ajo është kthyer në një pengesë për kompaninë vetëm pak javë pas lëshimit. Ankesat përgjatë forumeve të internetit kanë dokumentuar një vrimë madhore me kamerën në disa pajisje – posaçërisht në modelin Verizon Wireless.

Sipas raporteve, një gabim në kamerë është paraqitur për disa posedues të rinj. Nuk ka ndonjë shkaktar të qartë prapa vrimës, por sapo pranohet gabimi, hardueri i kamerës ndalohet plotësisht.

Përdoruesit kanë kthyer telefonët e prekur tek dyqanet bartëse dhe seksionet e posaçme të Samsung-ut në Best Buy me shpresë që ta përmirësojnë kamerën e tyre, por vetëm një shkëmbim fizik për pajisjen e re ka zgjidhur problemin deri tani.

Samsung tani ka konfirmuar që është në dijeni për raportet dhe është në mënyrë aktive duke provuar që të ndihmojë konsumatorët e prekur. Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë tregoi për The Verge: “Ne kemi mësuar që një numër i kufizuar i pajisjeve Galaxy S5 mund të ketë një çështje që shkakton paraqitjen e porosisë së gabimit “Dështim i Kamerës”.”

Poseduesit e S5 me një kamerë të tillë mund të kontaktojnë në një numër telefoni 1-888-987-4357 për ta porositur një shkëmbim nën garancinë e Samsung-ut, ose mund ta vizitojnë ndonjë bartës të duhur për një ndërrim.

Verizon është po ashtu duke e bërë pjesën e vet të përhapjes së mesazhit. Ankesat ende nuk e kanë kthyer situatën në një gjendje krize, kështu që me gjasë ju nuk duhet që ta lini këtë lemzë të hershme të jua prish planet të cilat mund t’i keni për ta blerë pajisjen më të fundit të Samsung-ut. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shtyhet Android Oreo për seritë Galaxy J

Lajmet e fundit>