Harduer

Samsung konfirmon: Ora inteligjente Galaxy Gear vjen më 4 shtator

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Samsung konfirmon: Ora inteligjente Galaxy Gear vjen më 4 shtator

galaxy gearSamsung do ta lançojë orën inteligjente, e cila mesa duket do të mbajë emrin Galaxy Gear, më 4 shtator, para panairit të përvitshëm të pajisjeve elektronike IFA në Berlin të Gjermanisë.

Data është konfirmuar nga drejtues të kompanisë së bashku me disa të dhëna të tjera.

“Do të prezantojmë një koncept të ri pajisjeje i cili mund ta mbahet “i veshur”. Ajo quhet Galaxy Gear dhe do ta shfaqim gjatë eventit tonë në Berlin më 4 shtator.”

Kompania shtoi gjithashtu se Gear nuk do të ketë ekran fleksibël. “Kemi besim se Gear do të jetë një moment vendimtar në industrinë mobile.”

Kompania nuk dha informacione të tjera të detajuara lidhur me specifikimet e pajisjes. Le të presim javën tjetër kur Samsung do të prezantojë nga afër Galaxy Gear dhe Galaxy Note 3. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

Lajmet e fundit>