Harduer

Samsung konfirmon pajisje të bazuar në Tegra

Publikuar , 26 Korrik 2009
0
Samsung konfirmon pajisje të bazuar në Tegra

Çipi Tegra nga Nvidia ka treguar veten e tij si një gurë mjaft i çmuar, në veçanti në fushën shkatërruese virtuale.

Dhe duket se Samsung gjithashtu është pajtuar me këtë deklaratë dhe ka konfirmuar se momentalisht është duke zhvilluar një smartphone me një procesor shumë të fuqishëm. Duke ditur aftësitë e kësaj CPU-je, emocionet për këtë pajisje nuk kanë të ndalur. Ndoshta është e sigurt të thuhet se një ekran i ndjeshëm në prekje AMOLED do të jetë i përfshirë në të, ndërsa nëse do të bartë Windows Mobile apo Android është ende mister.

Një thashetheme e kohëve të fundit ka bërë të ditur se “pesë prodhuesit kryesor” të smartphone do të lëshojnë në treg pajisje GSM të bazuara në Tegra dhe atë me një çmim prej 199 dollarë. Nuk ka ndonjë indikacion nëse këto dy raporte kanë lidhshmëri mes vete, megjithëse është mjaft mirë që Samsung po e paraqet këtë produkt më herët sesa që është pritur.

LEXO EDHE:  Sony risjell konsolën klasike PlayStation Classic

Lajmet e fundit>