Harduer

Samsung krijon LCD-në më të hollë në botë

Publikuar , 27 Tetor 2009
0
Samsung krijon LCD-në më të hollë në botë

Kur bëhet fjalë për teknologji, produktet e holla janë ende në modë. Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, ne gjithmonë mrekullohemi me produkte të holla si laptop apo celularë. Natyrisht, produktet e holla mobile kanë kuptim, pasi që i ndihmojnë portabilitetit. Por tani ne mrekullohemi përsëri me hollësinë e LCD-së më të fundit nga Samsung, që është vetëm 3.8 mm i trashë (ose i hollë).

Pavarësisht që është vetëm 0.15 inç i trashë (pothuajse një të tretën më i hollë sesa modelet paraprake), LCD-ja nuk ofron asgjë tjetër pos kualitetit të definicionit të lartë. Veçohet me një panel LCD 120 Hz dhe një ratë kontrasti prej 5000:1.

Për fat të keq, paneli nuk është ende në treg dhe nuk dihet data e paraqitjes, por sigurisht Samsung është duke punuar në këtë drejtim.

LEXO EDHE:  Google do të prezantojë dy Pixelbook në Tetor

Lajmet e fundit>