Lajmet

Samsung lançon Android 10 për modelet e Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Tetor 2019
0
Samsung thotë se kjo beta do të jetë e disponueshme për Galaxy S10E, S10, S10 Plus dhe S10 5G. Si gjithnjë duhet të tregoheni të kujdesshëm përpara se të instaloni softuerë beta sidomos në një pajisje parësore. Samsung lançon Android 10 për modelet e Galaxy S10

Samsung ka publikuar Android 10 beta për modelet Galaxy S10 dhe vjen me një version të rimodeluar të One UI debutuar në fillim të këtij viti.

Në një njoftim për shtyp Samsung thotë se versioni i ri përmban njoftime të ridzajnuara, një “Dark Mode” të përmirësuar dhe funksione të tjera të Android si Focus Mode.

Njoftimi për shtyp i Samsung nuk tregon se cilat vende do të marrin beta por sipas SamMobile janë Koreja e Jugut, Gjermania dhe SHBA.

Ju mund të kontrolloni nëse keni akses duke shkuar në aplikacionin Samsung Memebers dhe të kërkoni për një njoftim rreth versionit beta.

Samsung thotë se kjo beta do të jetë e disponueshme për Galaxy S10E, S10, S10 Plus dhe S10 5G. Si gjithnjë duhet të tregoheni të kujdesshëm përpara se të instaloni softuerë beta sidomos në një pajisje parësore.

Gjigandi Koreano-Jugor i elektronikës tradicionalisht ka qenë i ngadaltë me versionet e fundit të Android. Vitin e kaluar nuk hapi betan e Android 9 deri në mesin e Nëntorit dhe softueri nuk debutoi deri në Janar të 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple përfundon në gjykatë për komisionet që mban gjatë blerjes së aplikacioneve

Lajmet e fundit>