Lajmet

Samsung lançon Android 11 për seritë Galaxy S10

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Janar 2021
0
Versioni  i ri i Android përveç përmirësimeve në sfond sjell edhe ndryshime në ndërfaqen One UI. Me këtë përditësim Samsung ka përfshirë edhe përditësimet e sigurisë së Janarit. Samsung lançon Android 11 për seritë Galaxy S10

Samsung e nisi debutimin e Android 11 me seritë Galaxy S20 në Dhjetor të vitit të kaluar. Më pas kompania përditësoi Galaxy Note 20, Galaxy Z Flip dhe Galaxy S20 FE.

Madje kompania publikoi edhe një axhendë përditësimesh që do të sjellë versionin e fundit të Android për seritë e rangut të mesëm gjatë këtij viti. Menjëherë pas Galaxy Note 10 tani Samsung solli Android 11 për linjën Galaxy S10.

Përdoruesit në Zvicër të Android filluan të merrnin versionin stabil të softuerit më të fundit në telefonët e tyre me versionin e firmware G97xFXXU9ETLJ përfshirë modelet Exynos dhe Snapdragon.

Versioni  i ri i Android përveç përmirësimeve në sfond sjell edhe ndryshime në ndërfaqen One UI. Me këtë përditësim Samsung ka përfshirë edhe përditësimet e sigurisë së Janarit.

Nëse ende nuk keni marrë njoftimin e përditësimit duhet të shkroni manualisht në seksionin Software Update dhe të kontrolloni nëse ka mbërritur një i tillë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Linja Samsung Galaxy S21 ka surpriza të ëmbla dhe të hidhura