Lajmet

Samsung lançon Android 12 për seritë Galaxy S21

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Nëntor 2021
Dallimi më i madh është padyshim dizajni i ri Material You përfshirë opsionet për të ndryshuar skemën e ngjyrave të sistemit operativ bazuar në sfondin e përzgjedhur. Samsung lançon Android 12 për seritë Galaxy S21

Samsung bëri të disponueshëm ditën e sotme One UI 4 për Galaxy S21, S21 Plus dhe S21 Ultra.

Përditësimi është i bazuar në Android 12 dhe në fazë testimi që prej muajit Shtator. Ai sjell opsione të reja personalizimi, përmirësime të tastierës dhe privatësisë.

Dallimi më i madh është padyshim dizajni i ri Material You përfshirë opsionet për të ndryshuar skemën e ngjyrave të sistemit operativ bazuar në sfondin e përzgjedhur.

Sa i takon privatësisë One UI 4 sjell Privacy Dashboard i cili gjurmon aplikacionet të cilat kërkojnë informacione sensitive nga telefoni së bashku me indikatorët që tregojnë kur kamera ose mikrofoni janë në përdorim.

Aktualisht përditësimi është i limituar vetëm në seritë Galaxy S21 ndërsa së shpejti do të jetë i disponueshëm për modelet e tjera Galaxy S, Galaxy Note, Galaxy A dhe telefonët me ekrane me palosje të Samsung. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më shumë telefonë me ekrane me palosje po vinë nga Samsung në 2021