Harduer

Samsung lançon smartfonin Galaxy S III Mini Value Edition

Publikuar , 10 Mars 2014
0
Samsung lançon smartfonin Galaxy S III Mini Value Edition

galaxy s3 mini value EditionSamsung ka lançuar një version të përditësuar të smartfonit të tij 17 muaj i vjetër. Quhet Samsung Galaxy S III Mini Value Edition,dhe tashmë është në shitje në Holandë.

Samsung Galaxy S III Mini Value Edition ofron një procesor më të shpejtë Dual Core(dy bërthamësh) 1.2 Ghz Cortex-A9 dhe version më të ri të Android atë 4.2.2 Jelly Bean. Pjesa tjetër e specifikimeve mbetet e njëjtë dhe pandryshuar.

Version Value i Galaxy SIII Mini hyri në treg në Holandë javën e kaluar dhe kushton 180 euro. Nuk ka asnjë informacion nëse ky version i këtij smartfoni do të hyjë edhe në tregje të tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung zbulon planin ambicioz me ekranet e smartfonëve

Lajmet e fundit>