Harduer

Samsung lançon tabletin për fëmijë Galaxy Tab 3 Kids

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Samsung lançon tabletin për fëmijë Galaxy Tab 3 Kids

GALAXY Tab 3 KidsSamsung ka prezantuar zyrtarisht një version Android të tabletit të tij Galaxy Tab 3 të përgatitur për fëmijët.

Tableti 7-inç Galaxy Tab 3 Kids do të vijë bashkë me mjete edukuese dhe opsione që i japin kontroll familjarëve, si aftësia për të patur mbikqyrje mbi aplikacionet që fëmijët e tyre duan të aksesojnë.

Përveç kësaj ky tablet do të vij me një renditje të aplikacioneve më të mira për fëmijët dhe një dyqan të përgatitur për ta me qëllim orientimin edukues të tyre drejt teknologjisë për moshat e vogla, tha Samsung. Përmbajtja e paracaktuar përfshin mësime edukuese, lojëra, argëtim dhe libra elektronikë.

Ky tablet ka një procesor dy bërthama 1.2 GHz dhe një hapësirë ruajtëse 8 GB. Fillimisht do të jetë i disponueshëm për Korenë në shtator dhe më pas do të shpërndahet në Kinë, Europë, Amerikë, Afrikë, dhe në Azinë Juglindore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia e njohjes së fytyrës dështon në 42 modele telefonësh

Lajmet e fundit>