Harduer

Samsung lanson pajisjen Galaxy Player

Publikuar , 17 Mars 2011
0
Samsung lanson pajisjen Galaxy Player

Ajo është një pajisje ultra-mobile e bazuar në Android, me ekran 4 deri në 5 inç, dhe quhet Galaxy Player.

Por pyetja kryesore që lind këtu është nëse ka vend në treg për një Galaxy Player. Në deklaratën për media Samsung e quan pajisjen si “ideale për të luajtur loja, për të dëgjuar muzikë, shikuar video, përdorur rrjetet sociale dhe për të lexuar libra në format elektronik.”

E problemi kryesor është se tabletët dhe celularët e mençur veçse e bëjnë këtë çdo gjë prej këtyre veçorive që u përmenden.

Sipas Samsung, përparësitë kyçe të kësaj pajisjeje janë:

  • Peshon 140-200 gram dhe lehtë mund të bartet në xhepat tua
  • Ka Wi-Fi dhe kamera prapa dhe para
  • Ka përkrahje për Flash, si dhe Skype të parainstaluar
  • Pa plan për të dhëna
  • Aplikacione për Android
  • Përkrahje të integruar për shumë video dhe zë.

Një element i rëndësishëm që mungon këtu është çmimi. Supozimet janë se çmimet e arsyeshme mund të sillen mes 250 dhe 300 dollarë, por cili do të jetë reagimi i konsumatorëve për pajisjen dhe çmimin mbetet të shihet. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Lajmet e fundit>