Harduer

Samsung lavdëron baterinë, memorien dhe performancën e lartë të Note 9

Jul 30 2018
0 Shpërndarje
Një tjetër tregon një përdorues i cili nuk mund të shkarkojë një video me përmasa të mëdha dërguar nga një e-mail. Ai fshin fotot dhe aplikacionet e shkarkimi ende nuk përfundohet. Samsung lavdëron baterinë, memorien dhe performancën e lartë të Note 9

Samsung publikoi tre video të reja për veçoritë e telefonit të ardhshëm Galaxy Note 9 i cili do të prezantohet më 9 Gusht.

Videot tregojnë dilemat e të gjithë përdoruesve të telefonëve shkaktuar nga bateria e pakët, memoria e ulët dhe performanca e ngadaltë.

Në njërën prej videove, pronari i telefonit ankohet për baterinë e paktë, fik ekranin dhe mbyll aplikacionet për të mbajtur telefonin të gjatë por nuk ja arrin.

Një tjetër tregon një përdorues i cili nuk mund të shkarkojë një video me përmasa të mëdha dërguar nga një e-mail. Ai fshin fotot dhe aplikacionet e shkarkimi ende nuk përfundohet.

Tek e fundit është një përdorues i cili përpiqet të hapë një PDF.

Klipet përfundojnë me një moto në fund: “Çdo gjë mund të ndryshojë në një ditë.”

Galaxy Note 9 pritet të ketë procesorin më të mirë në treg, Snapdragon 845 me arkitekturën 10 nanometër.

Galaxy S9 dhe S9 Plus vinë me 128GB dhe 256GB ndërsa spekulohet se Note 9 do të ketë deri në 512GB.

Galaxy S9 Plus ka bateri 3,500 mAh ndërsa Note do të ketë edhe bateri më të madhe. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>