Lajmet

Samsung mban Galaxy Unpacked më 11 Gusht, priten të reja për smartfonët me ekrane që palosen

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Korrik 2021
Tema kryesore e evenimentit të datës 11 Gusht të Galaxy Unpacked do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Samsung mban Galaxy Unpacked më 11 Gusht, priten të reja për smartfonët me ekrane që palosen

Samsung dërgoi ftesat për mediat në lidhje me aktivitetin Galaxy Unpacked që do të mbajë më 11 Gusht. Do të jetë një eveniment me shumë risi ndërsa gjiganti Korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.

Zakonisht Samsung prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit në këtë eveniment por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania e ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në 2021.

Tema kryesore e evenimentit të datës 11 Gusht të Galaxy Unpacked do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2 me Samsung që synon ti shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.

Veçanërisht pret që Z Flip 2 të ngjallë interes dhe këtë mund ta bëjë vetëm përmes çmimit.

Për shkak të Covid-19, Galaxy Unpacked do të mbahet virtualisht. Përveç këtyre dy smartfonëve ka gjasa që Samsung të zbulojë Galaxy Watch 4, orën e parë inteligjente me versionin e ri të WearOS që do të shkrihet me Tizen.

Galaxy Buds 2 dhe S21 FE mbeten një mundësi gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi prodhuesi i parë që përdor kamër 200-megapiksel në një smartfon