Harduer

Samsung mban një eveniment Unpacked më 20 Tetor

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Tetor 2021
Samsung gradualisht po zhvendos vëmendjen drejt smartfonëve buxhetorë si seritë Galaxy A. Samsung mban një eveniment Unpacked më 20 Tetor

Samsung ka përgatitur një eveniment të ri Unpacked i cili do të mbahet më 20 Tetor. Gjiganti Korean nuk ofroi asnjë informacion se çfarë mund të ketë rezervuar ky eveniment.

Në teaserin e publikuar prej Samsung shfaqen ikonat e aplikacioneve të Samsung si Health dhe SmartThings. Por ka pasur spekulime edhe se Samsung mund të prezantojë Galaxy S21 FE dhe të sjellë veçoritë e S21 në telefonin me kosto të përballueshme.

Samsung gradualisht po zhvendos vëmendjen drejt smartfonëve buxhetorë si seritë Galaxy A.

Megjithatë ky eveniment i ri duket se ka të bëjë me softuerin dhe shërbimet. Kompania prej kohësh synon të zgjerojë platformën Health por mund të shërbejë edhe për të hedhur dritë mbi ndryshime të mundshme në One UI. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zgjidhja e Galaxy S21 për të mposhtur kamerën e iPhone 12 Pro Max

Tags >

samsung