Lajmet

Samsung mbështet Fortnite në betejën kundër Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Dhjetor 2020
Dy kompanitë kanë dërguar një këmishë së bashku me paketimin e Galaxy S7 ku thuhet “Free Fortnite” për të gjithë influencerët. Samsung mbështet Fortnite në betejën kundër Apple

Epic Games tashmë ka një mbështetje të fortë dhe është gjiganti Korean Samsung që i është bashkuar për të luftuar me Apple në industrinë e video lojërave.

Dy kompanitë kanë dërguar një këmishë së bashku me paketimin e Galaxy S7 ku thuhet “Free Fortnite” për të gjithë influencerët.

Dhurata është një përkujtues se loja Fortnite mund të shkarkohet nga Galaxy Store. Kujtojmë se Fortnite u lagua nga App Store në muajin Gusht pasi Epic vendosi të mos paguajë më komisionet e Apple për blerjet brenda aplikacioneve.

Kështu shtoi një opsion për blerje direkte diçka që Apple nuk e toleroi dhe veproi menjëherë duke e dëbuar nga App Store. Më pas Fornite nisi një fushatë PR anti-Apple e madje bëri disa padi kundrejt kompanisë.

Që atëherë Apple dhe Epic janë kyçur në një betejë ligjore ku Fortnite refuzon të pranojë termat e App Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel shet biznesin e çipeve të memories