Biznes

Samsung mbyll dyqanin e shitjeve në Londër

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Samsung mbyll dyqanin e shitjeve në Londër

Samsung-Experience-StoreKompania Samsung ka bërë gjithnjë përpjekje të ndryshme për të konkurruar me dyqanet Apple, por mesa duket kjo konkurrencë ka filluar të lëkundet duke theksuar këtu edhe faktin se kompania Samsung e ka mbyllur eksperiencën e saj në qendrën e populluar tregtare Westfield Stratford City në Londër.

Kjo lëvizje ka ardhur në mes të uljeve të mëdha të numrit të shitjeve të pajisjeve të saj, dhe vështirësive që ka pasur Samsung Galaxy S5 për të korrur suksesin e madh si paraardhësit e tij. Përveç këtij fakti, kompania Samsung ka ndaluar në shtator edhe shitjet e laptopëve në Europë për shkak të “kërkesave të tregut”.

Kjo kompani insiston në faktin që nëntë dyqanet e tjera në Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë me punën e tyre të pa ndalur. “Ne mbetemi plotësisht të angazhuar në nëntë dyqanet Experience Stores të mbetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe urojmë që klientët tanë të ndihen të sigurtë që këto dyqane nuk do të preken nga ky vendim” ka thënë Samsung në një deklaratë për The Verge.

Samsung po shpreson që Galaxy S6 i vitit të ardhshëm të bëhet aq i famshëm sa ka qenë edhe dikur. Ky model i ri i Samsung pritet të shpallet në shkurt përpara Mobile World Congress (Kongresin Mobil Botëror), ashtu siç është bërë edhe në vitet e mëparshme. Kjo pajisje pritet të dalë në shitje në muajin prill të këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>