Analiza

Samsung Memoir: Më tepër kamera se telefon

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
Samsung Memoir: Më tepër kamera se telefon

Megjithëse e veshur me plastikë të zezë dhe anë metalike, shoqëruar me plastikë që imiton lëkurën, ka ende një pamje disi të ftohtë.

Një monitor i hatashëm LCD touchscreen prej 2.6″ zë pjesën më të madhe të njërës anë, me butonat Talk, Back dhe End nën të dhe lenten e kamerës bashkë me blicin në anën e kundërt. Në brinjën e majtë ndodhet sloti Micro SD (për të zgjeruar kapacitetin ruajtës në 16GB) dhe një dalje kufjesh ekskluzive e Samsung; në të djathtë ndodhen rregullimi i volumit dhe butonat e kamerës dhe të kyçjes.

Kamera e Memior ka një zoom digital prej 16X dhe flash me Ksenon si dhe një sërë veçorish dhe opsionesh. Telefoni mund të ngarkojë fotot tuaja direkt në web faqet e shërbimeve fotografike, por nuk ka lidhje Wi-Fi.
Fotot e marra nën dritën e diellit ishin mahnitëse, por ato në ambiente të errëta ishin vërtetë mediokre, edhe me blicin e aktivizuar.

Cilësia e thirrjes në rrjetin 3G të T-Mobile ishte diçka e ndërmjetme. Zërat tingëllojnë natyralë dhe mjaft të pastër, por një shushurimë e lehtë në sfond shoqëroi të gjitha telefonatat dhe një thirrje drejt një linje tokësore u ndërpre.
Fansat e telefonave-kamera do të dashurohen me Memior-in, por aftësitë e tij multimediale aspak të jashtëzakonshme si dhe mungesa e Wi-Fi nuk do të kënaqin adhuruesit e smartphone-ve.

LEXO EDHE:  Telefonët Android nuk maten dot me Face ID e Apple prandaj kanë zgjedhur skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>