Harduer

Samsung mendon se njerëzit pëlqejnë televizorët vertikalë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Përdoruesit do të mund të shohin Instagramin dhe Snapchatin e tyre në televizorin Quantum-dot QLED në pozicionin vertikal. Ai i përket të njëjtëj linjë Serif dhe Frame të televizorëve QLED. Samsung mendon se njerëzit pëlqejnë televizorët vertikalë

Modeli më i ri i linjës së televizorëve Samsung quhet Sero, një televizor 43-inç i cili është dizajnuar të qëndruar jo vetëm horizontalisht por edhe vertikalisht.

Duke pasur në konsideratë se shumica e përmbajtjeve mobile janë vertikale, Samsung thotë se Sero është dizajnuar për të inkurajuar njerëzit të projekton gjërat që shohin në smartfonë edhe në televizorin e ri vertikal.

Ai ka kanale audio 4.1 me altoparlantë 60W së bashku me një dizajn të pasmë minimalist. Samsung do të shesë Sero për 1,600 dollarë në shtëpinë e kompanisë, në Korenë e Jugut. Ai vjen me asistentin virtual Bixby.

Përdoruesit do të mund të shohin Instagramin dhe Snapchatin e tyre në televizorin Quantum-dot QLED në pozicionin vertikal. Ai i përket të njëjtës linjë Serif dhe Frame të televizorëve QLED.

Samsung nuk hyri në detaje të specifikave por me shumë gjasa vjen me rezolucion 4K Ultra HD. Samsung gjithashtu tha se modelet Serif dhe Frame do të vinë në madhësitë 49-inç dhe 55-inç dhe së shpejti edhe një model 65-inç. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy Note 10

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>