Harduer

Samsung merr vendimin dramatik për smartfonët Galaxy Note

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Gusht 2020
Seritë kanë emrin e koduar Unbound dhe përfshirja e lapsit Stylus do të ishte një ndryshim radikal sepse nuk e kanë pasur kurrë një të tillë seritë Galaxy S. Samsung merr vendimin dramatik për smartfonët Galaxy Note

Flagshipët popullore të Samsung pritet të kalojnë nëpër disa ndryshime drastike duke filluar që nga viti i ardhshëm sipas një raporti të fundit.

Informacioni vjen nga një media Koreane, The Elec, e cila në të kaluarën kanë publikuar lajme të mëdha rreth Samsung.

Sipas raportit kompania do të prezantojë tre modelet Galaxy S21 në tre mujorin e parë të 2021 ku modeli më i shtrenjtë, me shumë mundësi ai Ultra, do të ketë një laps Stylus S-Pen për tu dalluar nga modelet më të lira.

Seritë kanë emrin e koduar Unbound dhe përfshirja e lapsit Stylus do të ishte një ndryshim radikal sepse nuk e kanë pasur kurrë një të tillë seritë Galaxy S.

Lajmet nuk mbarojnë këtu sepse sipas burimit Samsung nuk do të shesë më Galaxy Note duke e zëvendësuar me modelet me ekrane me palosje që vitin e ardhshëm do të jetë Galaxy Z Fold 3 i cili po ashtu do të ketë laps S-Pen.

Ka pasur raportime se telefoni i ri Galaxy Z Fold 2 është testuar me lapsin S-Pen por është anuluar për shkak të problemeve me jetëgjatësinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  One UI 3.1 barazon në funksionalitet Galaxy S21 me S20