Harduer

Samsung mund të bëjë prezantimin e Galaxy S5 muajin e ardhshëm

Publikuar , 04 Shkurt 2014
0
Samsung mund të bëjë prezantimin e Galaxy S5 muajin e ardhshëm

unnamed_large_verge_medium_landscapeSamsung ka shpërndarë ftesat për eventin në të cilin kompania do të zbulojë produktin e saj të ri.

Episodi i parë i shfaqjes Unpacked (I pa paketuar) 2014, pritet të mbahet në Barcelonë të hënën, më 24 shkurt, që paraqet ditën e hapjes së Kongresit Botëror Mobil, që mbahet në këtë qytet.

Ftesa paraqet një referencë për numrin 5, që mund të sugjerojë që bota mund të ketë rastin të shohë smartfonin Galaxy S5.

Samsung e prezantoi telefonin e tanishëm, Galaxy S4, në një event në qytetin e Nju Jorkut marsin e vitit 2013. Një zëdhënës i Samsung-ut nuk pranoi të komentojë apo tregojë se çfarë domethënie kishte numri 5.

Raportohet se Samsung-u planifikon të lançojë Galaxy S5 përpara muajt prillit dhe thuhet që është duke marrë në konsideratë një skaner të syrit së bashku me një dizajn të ri fizik.

“Kur ne kaluam në S4 nga S3, është pjesërisht e vërtet që konsumatorët nuk mund të ndjenin vërtet shumë dallim mes dy produkteve nga ana fizike, kështuqë reagimi në treg nuk ishte aq i madh,” tha zëvendës presidenti ekzekutiv i pajisjeve mobile Lee Young-hee në një intervistë për Bloomberg News muajin e kaluar.

“Për Galaxy S5-n, ne do të shkojmë në gjërat bazike. Kryesisht, rreth paraqitjes dhe dukjes së mbulesë së pajisjes.” Një version i ri i orës së mençur Galaxy Gear pritet të dalë së bashku me Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

Lajmet e fundit>