Harduer

Samsung Nexus me Android 4.0

Publikuar , 19 Tetor 2011
0
Samsung Nexus me Android 4.0

Galaxy Nexus ka një paraqitje prej konturës së lakuar të xhamit. Ideja është që telefonit të përshtatet me formën e dorës së përdoruesit, duke e përmirësuar atë për ergonomi.

Paraqitja Super Amoled Plus është e madhe 4.65 inç[, me përmasat 1280-me-720 piksellë. Kjo është teknologjia e njëjtë e paraqitjes që ka qenë seritë Samsung Galaxy S II të telefonave dhe në mbushësit për Motorola Droid.

Versioni T-Mobile i Galaxy S OO, me ekran 4.5 inçë, ishte pak i madh për duar dhe shkruarja e teksteve mund të ishte pak e papërshtatshme. Galaxy Nexus mund të mos quhet si shumë i madh, megjithë paraqitjen më të madhe. Korniza përreth telefoni është mjaft e hollë për vetëm 4.29mm, kështu që ju mund ta shihni pothuajse tërë ekranin.

Galaxy Nexus do të vijë për modelet HSPA+ dhe LTE: Bartësi i vetëm deri tash është DoCoMo nga Japonia. Galaxy Nexus është i fuqizuar nga një procesor dy bërthamor 1.2GHz.

Veçori tjetër është barometri. Kur Google së pari lajmëroi Ice Cream Sandwich në konferencën e vet për zhvillues në maj, ndërmarrja vendosi një theksim të madh në teknologjinë NFC. Me të, ju mund të shkëmbeni informacione me kontakte, të bëni pagesa me celularë, të luani lojëra dhe të bëni gjëra të tjera./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kush ka nevojë për telefon me ekran me palosje kur mund të blini një me tastierë

Lajmet e fundit>