Harduer

Samsung ngacmon lëshimin e Galaxy S III

Publikuar , 22 Prill 2012
0
Samsung ngacmon lëshimin e Galaxy S III

Samsung nuk dëshironte që ta bënte të lehtë për dashamirësit e Android, duke postuar një porosi kryptike në llogarinë në Twitter SamsungMobile.

Faqja gjermane All About Samsung e deshifroi porosinë që doli të jetë “tgeltaayehxnx” dhe duket se kjo pjesë e fituar është anagrami i Next Galaxy. Shtojeni në fund një pikë-kom dhe ju do të gjeni një uebfaqe ngacmuese, duke ofruar një numërues së prapthi që nuk pasqyron lëshimin më 3 maj të ndërmarrjes, por reklamon faktin që përdoruesit mund ta “ndërmarrin hapin e ardhshëm” në mesin e ditës së hënë.

Nëse provoni që të qaseni në faqen TheNextGalaxy.com, ju do të takoheni me një uebfaqe të mbrojtur me fjalëkalim.

Samsung ka një histori të veçorive të reklamimit të pajisjeve të veta, nganjëherë duke i shtuar referencat në pajisjet që i lëshojnë në ngjarjet me ftesa, videot reklamuese dhe reklamave online.

Pajisja thuhet të ketë një paraqitje prej 4.6 inçësh me përpma 720 me 1184 piksellë, një procesor katër bërthamor Exynos, 1GB RAM dhe një kamerë prej 8 megapiksellëve./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të rikthehet

Lajmet e fundit>