Harduer

Samsung nis zyrtarisht programin e testimit të Android 8.0 Oreo në Galaxy S8 dhe S8 Plus

Publikuar , 02 Nëntor 2017
0
Ky program ndihmon kompaninë të zhvillojë dhe përmirësojë eksperiencat në aplikacionet e saj dhe softuerët mobil përpara debutimit zyrtar. Samsung nis zyrtarisht programin e testimit të Android 8.0 Oreo në Galaxy S8 dhe S8 Plus

Samsung prezantoi sot zyrtarisht Samsung Experience 9.0, versionin e parë beta të sistemit operativ më të fundit Android, Oreo 8.0, për ata që posedojnë një Galaxy S8 ose S8+.

Me këtë Samsung zyrtarisht nis programin beta të Android 8.0 Oreo ku testuesit do të ofrojnë përshtypje rreth performancës, stabilitetit dhe përdorshmërisë në këmbim të të qenurit të parët që provojnë sistemin operativ të përshtatur me shijen e Samsung.

Ky program ndihmon kompaninë të zhvillojë dhe përmirësojë eksperiencat në aplikacionet e saj dhe softuerët mobil përpara debutimit zyrtar.

Përdoruesit të cilët duan akses duhet të kenë një llogari Samsung. Ata mund të regjistrohen në programin beta përmes Samsung Members ose aplikacionit Samsung+ të disponueshëm nga Galaxy Apps ose Play Store.

Samsung paralajmëron se kjo beta mund të ketë probleme të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë periudhës së testimit. Kjo e fundit do të variojë sipas vendeve thotë kompania ndërsa SHBA-ja, Britani dhe Koreja e Jugut janë të parët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompanitë teknologjike mbyllin zyrat në Kinë nga frika e coronavirusit