Harduer

Samsung njofton për ekrane të tejdukshme me PC të integruar

Publikuar , 28 Gusht 2012
0
Samsung njofton për ekrane të tejdukshme me PC të integruar

Samsung ka prezantuar sot diçka me të vërtet të re dhe mbi të gjitha inovative, kurse disa menjëherë do të pyesin se sa e kopjuar është kjo risi prej iPhone-it, iPad-it apo ndonjë prodhimi tjetër nga Apple.

Nëse Samsung nuk ngutet me patentimin e këtij prodhimi në zyrën e patentave në SHBA, ndoshta edhe Apple do ta përvetësojë së shpejti këtë teknologji.

Në veçanti, bëhet fjalë për ekrane të tejdukshëm të cilët nuk janë vetëm ekrane, por në vetvete kanë të integruar komplet një kompjuter personal, bokset e zërit dhe xhamin mbrojtës.

Detajet rreth këtij prodhimi do t’i marrim vesh për disa ditë në panairin e Berlinit IFA, kurse deri atëherë PCWorld ju sjell videon promovuese të kësaj risie teknologjike. (PCWorld Albanian)[]

LEXO EDHE:  Fitimi i Samsung bie me 60%

Lajmet e fundit>