Lajmet

Samsung nuk do ti prodhojë telefonët më në Kinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Ende Apple vazhdon të prodhojë në Kinë pjesën më të madhe të produkteve. Pjesa e tregut e Samsung në tregun Kinez ra në 1% në tre mujorin e parë të vitit nga 15% që kishte qenë në 2013. Samsung nuk do ti prodhojë telefonët më në Kinë

Samsung i dha fund prodhimit të telefonëve celularë në Kinë bëri të ditur kompania ditën e Mërkure e cila është dëmtuar nga konkurrenca në rritje nga rivalët vendas në tregun më të madh në botë.

Mbyllja e fabrikave të prodhimit në Kinë nga Samsung vjen pasi në Qershor kompania reduktoi prodhimin në qytetin Huizhou dhe mbylli një fabrikë tjetër vitin e kaluar.

Po ashtu në vendin me popullsinë më të madhe në botë kostot e punësimit janë rritur dhe ekonomia ka filluar të ngadalësohet.

Edhe Sony tha se do të mbyllte fabrikat në Pekin dhe të prodhojë telefonë vetëm në Tajlandë.

Ende Apple vazhdon të prodhojë në Kinë pjesën më të madhe të produkteve. Pjesa e tregut e Samsung në tregun Kinez ra në 1% në tre mujorin e parë të vitit nga 15% që kishte qenë në 2013.

Kompania humbi terren përballë markave në rritje si Huawei dhe Xiaomi. Por Samsung mbetet prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve. Sa i përket fabrikës së Samsung, mediat Koreane raportonin se punësonte 6,000 vetë dhe prodhonte 63 milionë njësi në vit.

Aktualisht prodhimi i telefonëve Samsung bëhet në Indi dhe Vietnam. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Fold vs Mate X: Si krahasohen ekranet me palosje të Samsung dhe Huawei

Lajmet e fundit>