Harduer

Samsung nxjerr në shitje një laptop që askush nuk ka për ta blerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Mars 2020
0
Ekrani i shkëlqyer 13.3-inç kishte në përbërje një panel 4K OLED dhe tashmë Samsung tregoi se kur do të shitet. Samsung nxjerr në shitje një laptop që askush nuk ka për ta blerë

Kur debutoi në CES 2020, sytë e të gjithëve ishin nga Samsung dhe laptopi më i ri në llojin e tij Galaxy Chromebook.

Ekrani i shkëlqyer 13.3-inç kishte në përbërje një panel 4K OLED dhe tashmë Samsung tregoi se kur do të shitet.

Laptopi 999 dollarësh do të mund të blihet nga adhuruesit e kësaj kategorie pajisjesh nga data 6 Prill. Ndërsa çmimi prej 999 dollarësh është shumë për një Chromebook, modeli i Samsung në të vërtetë është ndër laptopët OLED më të lirë që mund të gjeni në treg.

Ai është një prej Chromebook-ve më të fuqishëm që mund të blini me procesorë Core i5 të gjeneratës së 10-të, 8GB RAM LPDDR3 dhe 256GB SSD. Vjen me një laps stylus S Pen, një kamër frontale dhe një kamër të dytë 8-megapiksel montuar në tastierë për tu përdorur si kamër e pasme kur laptop përdoret si tablet.

Vështirë të gjejmë dikë që ka për të blerë këtë Chromebook dhe do të ishte zgjidhja ideale për të parë filma në një laptop Premium. Vetëm Google ka shitur laptopë të tillë afër këtij çmimi. Laptopi më i fundit Pixelbook Go kushton shumë më pak prej 649 dollarësh.

Modele të tjera nga Acer, ASUS janë shumë më të lira. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Risia e re e Android ju ndihmon të përqendroheni tek puna