Harduer

Samsung nxjerr prototipin e serisë 9 me rezolucion 2560×1440

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Samsung nxjerr prototipin e serisë 9 me rezolucion 2560×1440

Apple merr gjithë meritën për nxjerrjen e makinerive që tejkalojnë kufizimet me rezolucion si së fundmi me retina display, gjithsesi le të jemi objektivë, ata nuk e shpikën.

Samsung po përmirësohet për të mbushur boshllëqet që i la padia e krijuar nga Apple, dhe falë famës që ka në teknologji kemi filluar të shikojmë ndryshime të rëndësishme.

Samsung nxorri një prototip të ri të serisë 9, ku rezolucioni prej 2560×1440 nga ekspertët përshkruhet si diçka madhështore.

Rezolucioni është paksa më i vogël se ai i MacBook Retina me 2880×1800, por duke pasë parasysh ekranin e vogël prej vetëm 13 inçësh, kjo PPI është mbresëlënëse.

Ofertat e tanishme të serisë 9 të Samsung kanë një rezolucion prej 1600×900, gjithsesi nëse do të shihnim një ndryshim me këta Ultrabook, kjo nuk do të ishte diçka e keqe.

Kompania nuk njoftoi nëse kjo gjë do të ishte në plan për të ardhmen për ta sjellë në treg, ose thjeshtë një koncept.

Ne shpresojmë që kjo të jetë e para nga shumë Ultrabook me rezolucion të lartë që do të vijnë dhe që do të shërbejnë si alternativa ndaj MacBook-eve. Gjithsesi sa do të ishit të gatshëm ju të paguanit? (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10

Lajmet e fundit>