Harduer

Samsung ofron ekranin më të lirë 4K për vetëm 700 $

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Samsung ofron ekranin më të lirë 4K për vetëm 700 $

samsung_ud590_perspective_black_march_2014-100258481-largePjesa më e madhe prej nesh mund të kemi dëgjuar më tepër për televizorët me ekrane 4K, por edhe monitorët për kompjuterët tanë nuk ngelen pas. Ditën e hënë, Samsung lajmëroi se do të hidhte në treg një linjë të re monitorësh për konsumatorët, përfshi ekranin Ultra High Definition, ose ndryshe 4K, i cili ka rezolucion 3840 by 2160 pixel. Ajo që bie më tepër në sy është çmimi më i ulët krahasuar me konkurrentët: 700 $. Modelet e tjera që priten të lançohen këtë vit do të kushtojnë mbi 1000 $.

UD590 lidhet me PC-në përmes HDMI-së ose DisplayPort. Edhe specifikimet e tij janë impresionuese: kohë përgjigjjeje prej 1 milisekondë gray-to-gray, ndriçim 370 cd/m2, si dhe suport për një miliard ngjyra. Ekrani përdor dritat LED me një panel TN që ofron 170- dhe 160-gradë këndvështrime. Këto kënde janë të mira edhe pse jo aq të gjera sa monitorët që përdorin panele IPS apo LPS.

Ekrani ka Samsung’s Picture-in-Picture 2.0, që do të thotë se përdoruesit kanë mundësi të lidhin dy kompjuterë në monitor dhe t’i shohin ato pranë njëri-tjetrit në rezolucionin origjinal. PiP 2.0 ju lejon të shihni gjithashtu edhe video HD në rezolucionin origjinal.

Një çmim i tillë nga Samsung do të jetë një shtysë e madhe për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve të ekraneve 4K. Kompania ka lançuar gjithashtu edhe dy ekrane të tjera 24 dhe dy 27 inç me rezolucion Full HD prej 1080p. Të katër ekranet kanë penale PLS-WVA me kënd shikimi të gjerë, 178-gradë. Lidhjet kanë porta VGA dhe HDMI por jo DisplayPort. Modeli 24-inç kushton prej 250 $ ndërsa ai prej 27-inç fillon nga 310 $. Të gjitha ekranet do të hidhen në treg gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft po punon me një telefon me ekran që paloset

Tags >

4Ksamsung
Lajmet e fundit>