Harduer

Samsung ofron mundësi për shkëmbimin e baterive të Galaxy S4 pas problemeve të shfaqura

Publikuar , 18 Tetor 2013
0
Samsung ofron mundësi për shkëmbimin e baterive të Galaxy S4 pas problemeve të shfaqura

Disa muaj pas lançimit të Galaxy S4, Samsung u përball me problemin e baterisë nga një numër i konsiderueshëm përdoruesish.

Shumë media të teknologjisë filluan të raportonin se bateria e S4 fryhej gjatë përdorimit dhe kjo e bënte smartfonin të mos qëndronte drejt nëse mbështetej mbi tavolinë ose mbi një sipërfaqe të sheshtë.

Për t’ju përgjigjur këtyre ankesave, Samsung u shpreh në një deklaratë zyrtare se do të ofrojë shërbime zëvendësimi pa pagesë për klientët që kanë këtë problem. Kompania tha se numri i tyre ishte jo shumë i madh, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, Samsung SDI Co., një furnizues nga më kryesorët të baterivë të Samsung-ut për smartfonët Galaxy, refuzoi të komentonte mbi këtë çështje. Shitjet e linjës Galaxy kanë qenë ndër më të rëndësishmet në Samsung gjatë dy viteve të fundit.

Por, stoku i kompanisë filloi të rritej për shkak të shitjeve më të ulta nga sa pritej si dhe rritjes së konkurrencës. Samsung është përpjekur të konkurrojë duke lançuar herë pas herë pajisje të reja. Më e fundit është Galaxy Round, i cili ka një ekran të përkulshëm.

Të premten e ardhshme priten që të publikohen zyrtarisht të ardhurat financiare për tremujorin e tretë të vitit nga prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë.

Pritet që kompania të raportojë fitim mes 9.9 trilionë dhe 10.3 trilionë won koreanë (9.39 – 9.69 miliardë $). (PCWorld Albanian)

DE AX492 Samsun G

LEXO EDHE:  Aplikacioni FaceApp tashmë ka nën kontroll 150 milion fytyra dhe emra njerëzish

Lajmet e fundit>