Harduer

Samsung padit LG për një reklamë të “pahijshme”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Tetor 2019
0
Sipas Samsung, LG nuk ka asnjë bazë për këto pretendime dhe nuk ka asnjë ekzagjerim me performancën e ngjyrave. LG refuzoi të komentonte padinë e Samsung. Samsung padit LG për një reklamë të “pahijshme”

Sipas BusinessKorea, Samsung Electronics paditi në gjykatë reklamën e fundit të televizorëve OLED të LG Electronics.

Samsung thotë se LG ka shkelur ligjin e reklamimit dhe tregtisë së ndershme. Kompania pretendon se reklamat e fundit të LG thonë se TV QLED dhe 8K të Samsung kanë probleme me arsyetimin se ngjyra e zezë e tyre nuk është e saktë.

Sipas Samsung, LG nuk ka asnjë bazë për këto pretendime dhe nuk ka asnjë ekzagjerim me performancën e ngjyrave. LG refuzoi të komentonte padinë e Samsung.

Në bazë të raportimeve të fundit, lëvizja e Samsung është bërë për të kundërshtuar padinë e mëparshme të LG. Muajin e kaluar ky i fundit paditi Samsung duke akuzuar markën QLED për ekzagjerimin dhe manipulimin e konsumatorëve.

LG thoshte se TV 8K QLED i Samsung në të vërtetë është LCD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>