Harduer

Samsung paralajmëron rënie të ndjeshme të të ardhurave dhe fitimit

Jan 8 2019
0 Shpërndarje
Samsung parashikon 52.5 miliardë dollarë shitjet, 11% më pak sesa 12 muaj më parë ndërsa fitimi do të bjerë me 29% në 9.6 miliardë dollarë. Samsung paralajmëron rënie të ndjeshme të të ardhurave dhe fitimit

Samsung regjistroi fitimet më të mëdha të arritur ndonjëherë në tre mujorin e kaluar por e ardhmja nuk duket aq premtuese.

Kompania ditën e sotme paralajmëroi se të ardhurat dhe fitimet për tre mujorin e fundit të vitit të kaluar do të bien ndjeshëm nga viti në vit.

Samsung parashikon 52.5 miliardë dollarë shitjet, 11% më pak sesa 12 muaj më parë ndërsa fitimi do të bjerë me 29% në 9.6 miliardë dollarë.

Parashikimi tronditi investitorët dhe analistët të cilët prisnin 55.1 miliardë dollarë të ardhura dhe 11.7 miliardë dollarë fitim.

Dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rënie është performanca e dobët nga biznesi i çipeve të memories dhe rritja e konkurrencës në biznesin e smartfonëve.

Shitjet e çipeve të memories raportohet prej muajsh të jenë tkurrur ndërsa për biznesin e smartfonëve kompania ka shpenzuar më shumë se asnjëherë më parë vitin e kaluar.

Në lidhje me tre mujorin aktual Samsung pret që situata të mos ndryshojë ndërsa në gjysmën e dytë situata mund të përmirësohet për shkak të 5G-së. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Revolucioni dixhital në bankat shqiptare

Lajmet e fundit>