Harduer

Samsung paraqet bërthamën më të shpejtë Cortex A8

Publikuar , 27 Korrik 2009
0
Samsung paraqet bërthamën më të shpejtë Cortex A8

Për shembull 3GS, funksionon në një sistem Samsung S5PC100 të lidhur me një çip të shëndetshëm prej 600 MHz, gjë që është mjaftueshëm për tu dalluar mjaft shumë nga modeli paraprak 3G. Por koha ecën shpejtë dhe papritur S5PC100 po fillon të duket i vjetër.

Samsung është bashkuar me firmën dizajnuese të silikonit Intrinsity, për të zhvilluar një produkt për të cilin thuhet se është bërthama më e shpejtë në botë Cortex A8, një njësi 1GHz e koduar me emrin “Hummingbird” që është e bazuar në një proces prodhues teknologjik 45 nm dhe që mund të sjellë performancë maksimale në një volt të vetëm me konsumim energjie të favorshëm për përdorim mobil.
Me fjalë të tjera ky do të kërcas tek këmbët e Snapdragon, qysh në momentin kur Samsung të përfundojë punët me këtë bërthamë në një sistem-në-çip që mund të përdoret nga prodhuesit, dhe me këtë rast modeli i ri do të funksiononte për mrekulli pa i shkaktuar baterive kokëçarje.

Për fat të keq, nuk ka ndonjë detaj mbi faktin se kur do ta përdorin celularët këtë sistem, kështu që për momentin Palm Pre dhe iPhone 3GS janë të sigurt, por ora po ecën…

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 vjen me dizajnin surprizë

Lajmet e fundit>