Harduer

Samsung përditëson laptopin 2n1 Notebook 9 Pen

Publikuar , 13 Dhjetor 2018
0
Një prej veçorive më të spikatura të Notebook 9 Pen është lapsi i përmirësuar S Pen. Ashtu si smartfoni Note 9, S Pen i ri është dyherë më i shpejtë. Samsung përditëson laptopin 2n1 Notebook 9 Pen

CES është vetëm pak javë larg dhe Samsung ashtu si LG ka filluar të lançojë produkte të reja duke filluar me një version të ri të laptopit Notebook 9 Pen i cili vjen në formatin 15-inç krahas atij 13-inç.

Më përpara vetëm Notebook 9 e ofron këtë ndërsa tashmë po vjen edhe tek modeli 2n1.

Një prej veçorive më të spikatura të Notebook 9 Pen është lapsi i përmirësuar S Pen. Ashtu si smartfoni Note 9, S Pen i ri është dyherë më i shpejtë.

Pjesa tjetër e Notebook 9 Pen nuk ndryshon nga modeli i vitit të kaluar. Samsung premton gjeneratën e 8-të të procesorëve, Wi-Fi gigabit dhe disa porta në mesin e tyre dy Thunderbolt 3 dhe një USB-C së bashku me portën e kufjeve 3.5mm dhe kartës microSD.

Megjithatë Notebook 9 Pen kishte edhe problemet e veta me jetëgjatësinë e baterisë dhe materialet e ndërtimit prej plastike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohet data e debutimit e Galaxy S11

Lajmet e fundit>