Lajmet

Samsung përditëson linjën Galaxy S21

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Maj 2021
Ajo që nuk pritej ndodhi në fund të këtij muaji ku kompania po lançon përditësimin e Qershorit për linjën Galaxy S21. Samsung përditëson linjën Galaxy S21

Samsung por reagon me shpejtësi sa i takon përditësimeve të sigurisë. Kompania po lançon përditësimet e sigurisë së muajit të ardhshëm ende pa hyrë në të.

Ajo që nuk pritej ndodhi në fund të këtij muaji ku kompania po lançon përditësimin e Qershorit për linjën Galaxy S21.

Debutimi sa ka filluar për versionin G991NKSU3AUE8G996NKSU3AUE8, dhe G998NKSU3AUE8 për Galaxy S21, S21+ dhe S21 Ultra respektivisht.

Normalisht nuk duhet të prisni opsione të reja nga ky përditësim sepse qëllimi i tij nuk është i tillë. Aktualisht këta smartfonë kanë softuerët dhe funksionalitetet më të fundit që Samsung ka për të ofruar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tabletët Apple iPad me ekrane OLED në 2022