Lajmet

Samsung përditëson tabletët Android me Jelly Bean

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Samsung përditëson tabletët Android me Jelly Bean

Samsung Premium suite Samsung ka filluar përditësimin e tabletëve Galaxy Note 10.1 dhe Galaxy Tab 2 me Android 4.1 Jelly Bean si dhe funksione të reja për lapsin dixhital përmes Samsung Premium Suite.

Përditësimi vlen për modelet me Wi-Fi dhe sjell versionin e fundit të Android për të gjithë tabletët, i cili prej kohësh po përdoret nga disa tabletë Nexus.

Karakteristika më intriguese është ndoshta vëmendja e veçantë që i është kushtuar opsioneve të lapsit dixhital. Air View ka shtuar funksione në përdorimin e lapsit. Për shembull, mund ta vendosni lapsin sipër një linku videoje dhe të shihni pjesë nga ajo.

E njëjta gjë vlen edhe për albumet me foto, ku përmes lapsit mund të shihni të gjitha fotot që gjenden brenda tij.

Air View funksionon edhe me e-mailin. Nëse e vendosni sipër një materiali të dërguar si “attachment”, mund ta shihni atë paraprakisht. Nëse jeni në shfletuesin e uebit dhe e vendosni lapsin në cep të ekranit, do të shihni se si ai funksionon si një ashensor duke shkuar deri në fund të faqes.

Me Quick Command mund të hapni aplikacionet që përdorni më tepër, duke shkruar shkurtime komandash përmes lapsit. Po ashtu, mund të shkruani edhe e-maile përmes tij, apo të dërgoni një e-mail me shkrim dore.

Një karakteristikë e rëndësishme është edhe fakti që mund të nënshkruani çdo e-mail me firmën tuaj.

Përditësimet e Galaxy Note 10.1 dhe Galaxy Tab 2 me Android 4.2 Jelly Bean janë të disponueshme përmes “over the air”, përmes Samsung’s Kies software apo përmes PC-së suaj dhe kabllit USB. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mbërrin Android 9 Pie për Galaxy S9 dhe S9 Plus

Lajmet e fundit>